Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija shënon tjetër gol për Paderbornin

Florent Muslija ka qenë vendimtar sërish për skuadrën e Paderbornit.

Paderborni me golin e shënuar nga Muslija në minutën e 73-të nga penalltia të cilën e siguroi vetë, ka siguruar një pikë në udhëtimin e vështirë te Hamburgu.

Ndeshja Hamburg – Paderborn, që i takoi xhiros së 31-të të rangut të dytë të futbollit gjerman dhe u zhvillua të premten mbrëma, u mbyll me rezultatin 2:2.

Për futbollistin 24-vjeçar të Kosovës ishte goli i nëntë në Bundesliga 2, ndërsa ai ka edhe pesë asistime.

Paderborni që synon vendin e tretë, plejofin për inkuadrim në Bundesligën gjermane, ka 51 pikë në pozitën e katërt. Hamburgu është i treti me 57 pikë.

https://streamja.com/4ONJ3

Artikuj të ngjashëm