Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija shënon në fitoren e Paderbornit

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar fitore të thellë me skuadrën e tij në Bundesliga 2.

Muslija dhe Paderborni të shtunën gjatë ditës fituan në shtëpi kundër Hansa Rostockut me rezultatin 3:0.

Muslija realizoi golin e dytë në minutën e 78-të të ndeshjes.

Ai u shmang mirë nga një mbrojtës dhe në mënyrë të përkryer e plasoi topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Ishte goli i tij i shtatë në rangun e dytë të futbollit gjerman, në 27 ndeshje të luajtura.

Ai në këtë edicion ka kontribuuar edhe me tri asistime.

 

Artikuj të ngjashëm