Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija asiston në Bundesliga 2

Florent Muslija ka vazhduar me formë të lartë individuale. Të premten mbrëma ai asistoi për Paderbornin, që pësoi 2:1 në shtëpi nga Kaiserslauterni.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Bundesliga 2. Në minutën e 73-të, Muslija krosoi bukur, ndërsa topi u prek lehtë nga Adriano Grimaldi dhe përfundoi në rrjetë.

Muslija kishte shënuar gol në dy ndeshjet e kaluara. Paderborni pësoi humbjen e dytë. Me katër pikë mban vendin e 13-të.

Blendi Idrizi luajti prej minutës së 73-të për Schalken që pësoi 2:0 në shtëpi nga Holstein Kiel.