Sport

Muslija kontribuon me gol e asistim në fitoren e Paderbornit

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija ka shfaqur ndeshje të mirë të premten mbrëma. Ai kontribuoi me gol e asistim në fitoren 4:1 të Paderbornit ndaj Duesseldorfit. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Bundesliga 2.

Muslija asistoi në golin e parë, ndërsa shënoi për 3:1 nga penalltia.

Paderborni është i katërti me 32 pikë.

Muslija i ka tri gola e tri asistime këtë edicion.