Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka shkruar në Twitter se do ta blejë klubin e madh anglez Manchester United. Mirëpo, pak më vonë ai ka sqaruar se postimi i tij ishte shaka.
Musk ka sqaruar se postimi i tij për blerje të Manchester Unitedit nuk ishte serioz. Manchester United është në pronë të familjes amerikane Glazer, ndërsa aktualisht gjendet në një krizë dhe në pjesën e poshtme të renditjes së Premier Leagues. Tifozët e Unitedit po i bëjnë thirrje familjes Glazer që ta shesë klubin.
“Jo, kjo është një shaka që ka qarkulluar gjatë në Twitter. Nuk po e blejë asnjë skuadër sportive. Ndonëse, po të blija ndonjë skuadër, do të ishte Man. Ut. Është skuadra ime e preferuar që kur isha fëmijë”, ka shkruar Musk.
Disa nga tifozët e Unitedit në të kaluarën i kanë bërë thirrje Muskut që ta blejë klubin.
-
Manchester United mund të bëhet me pronar të ri
-
Musk rrëfen për sfidat në drejtimin e Twitterit
-
Pronarët e Manchesterit ndërrojnë mendjen, shtyjnë shitjen e klubit të madh anglez
-
Manchester Unitedi, klubi i radhës që do të blihet prej investitorëve nga Katari
-
Elon Musk vendos në votim publik të ardhmen si shef i Twitterit