Pronari i Twitterit, Elon Musk, po u kërkon përdoruesve të platformës së mediave sociale që të votojnë për të ardhmen e tij si shef ekzekutiv.
Në një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, ai shkroi në Twitter: “A duhet të largohem nga posti i kreut... Unë do t’u përmbahem rezultateve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMusk, i cili gjithashtu drejton Teslan dhe Space X është përballur me kritika të jashtëzakonshme që prej marrjes së Twitterit, shkruan BBC-ja.
Pas një beteje të madhe ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Kjo vjen pasi Twitteri thotë se do t’i mbyllë llogaritë e krijuara vetëm për t’i promovuar platformat tjera të mediave sociale.
Masa do të prekë gjithashtu llogarit që lidhen ose përmbajnë emra përdoruesish nga platforma të tilla si Facebook, Instagram, Mastodon, Truth Social, Tribel, Nostr dhe Post, tha kompania në një postim në Twitter.
Por postimi i ndërthurur me përmbajtje nga sajte të tjera do të lejohet ende.
Ish-shefi i Twitterit, Jack Dorsey, i cili së fundmi ka investuar në Nostr, i është përgjigjur postimit në Twitter me një fjalë: “Pse?”.