Shefi i Twitterit, Elon Musk, u bë i gjallë pasi 10 milionë përdorues votuan që ai të largohet nga ky rrjet social.
Ai shpërndau një postim të “Twitter Bussiness” të hënën mbrëma, ku njoftoi se për bizneset do të lansohet një program për dallimin e markave të tyre dhe punonjësve kryesorë në Twitter.
“Këto llogari do të shfaqin një distinktiv të kompanisë pranë emrave të tyre”, thuhet nga Musk.
51-vjeçari e bleu për 44 miliardë dollarë Twitterin, ndërsa disa vendime shkaktuan pakënaqësi te përdoruesit. Ai krijoi një sondazh në profilin e tij, ku pyeti përdoruesit nëse duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye në rrjetit social. Nga 17.502.391 vota, 57.5 për qind e tyre votuan pro largimit të tij, ndërsa 42.5 për qind që të qëndrojë.
Që në ardhje, Musk njoftoi se po synon ta bëjë verifikimin e llogarisë së përdoruesit me pagesë.
Kjo nxiti reagime edhe të figurave të rëndësishme, ndërsa ai u shpreh se “i çmon komentet, por pagesa duhet të bëhet”.
-
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
-
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
-
Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë
-
Musk zotohet për “hakmarrje” ndaj atyre që i vendosën gjobën 120 milionë euro
-
Si i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë?