Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk rrëfen për sfidat në drejtimin e Twitterit

Elon Musk - Twitter - BBC

Shefi i Twitterit, Elon Musk, në një intervistë për BBC-në ka treguar për vështirësitë me të cilat përballet që ta drejtojë kompaninë.

Musk, që është njëri prej personave më të pasur në botë, ka pranuar se do ta shiste kompaninë po të vinte ndonjë blerës i duhur.

Musk, që drejton ehde kompaninë e veturave Tesla dhe po ashtu firmën e raketave SpaceX, kishte blerë “Twitterin” në tetor të vitit të kaluar për 44 miliardë dollarë.

Musk kur është pyetur nëse është pishman që bleu “Twitterin”, ka thënë: “Niveli i dhimbjes ishte ekstremisht i lartë, nuk ishte ndonjë festë e këndshme”.

Për kohën në këtë kompani deri tash, Musk, ka thënë se nuk ka qenë e mërzitshme, por ka pasur mjaft luhatje të emocioneve.

Edhe Elon Musku humb statusin e trilionerit Tech 1 muaj më parë Elon Musku humb statusin e trilionerit

“Ka qenë mjaft situatë stresuese në muajt e fundit”, tha Musk, por ai shton se blerja e kompanisë ishte gjëja e duhur për të bërë.

Ai thotë se po ec mjaft mirë, porse ka shumë punë.

“Nganjëherë flejë në punë”, tha Musk, duke shtuar se ka një shtrat në librari.

Musk ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të shkurtojë stafin nga afro 8000 në 1500.

Largimi i shumë inxhinierëve që kur Musk e bleu kompaninë, kishte ngritur shqetësime për stabilitetin e platformës. Ai pranon se ka disa gabime, përfshirë edhe rënie të faqes. Por, ai thotë se ato rënie nuk kanë qenë të gjata dhe faqja po punon mirë.

Edhe Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Tech 1 muaj më parë Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Musk llogaritet se ka pasur rreth 190 miliardë dollarë. Sipas, renditjes së Forbesit, ai është njeri i dytë më i pasur në botë.

Në krye gjendet Bernard Arnault dhe familja e tij me pasuri mbi 210 miliardë dollarë.