Multimiliarderi Elon Musk ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e shefit ekzekutiv të Twitterit sapo të gjejë “një budalla që e pranon punën”.
Ai pati premtuar më herët se do të vendosë për të ardhmen bazuar në një sondazh në rrjetin social, që me 57.5 për qind të votave i rekomandoi “dorëheqjen”.
Musku ka njoftuar megjithatë se do të vazhdojë të udhëheqë ekipet e softuerëve dhe serverëve, pasi ta gjejë zëvendësuesin si shef ekzekutiv.
Ndryshimet në platformë që nga marrja e Muskut janë kritikuar me të madhe. Musku pati blerë rrjetin social në tetor. Ai ka shkarkuar gjysmën e stafit të tij dhe ka prezantuar një veçori për verifikime me pagesë.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar edhe lëvizjet për moderim të përmbajtjes duke e akuzuar Muskun për veprime që nxisin dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes.
-
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
-
Dorëhiqen dy bashkëthemelues të kompanisë së Elon Muskut
-
Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë
-
Musk zotohet për “hakmarrje” ndaj atyre që i vendosën gjobën 120 milionë euro
-
Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun