Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk emëron drejtoreshën e X/Twitterit

Shefi i Twitterit, Elon Musk, njoftoi se ka përzgjedhur një drejtoreshë që do ta emërojë në krye të platformës X/Twitter.

Ai s’e tregoi identitetin e saj, derisa njoftoi se ajo do të nisë punën pas gjashtë javëve.

“Roli im do të kalojë në të qenit kryetar ekzekutiv dhe shef i Teknologjisë, mbikëqyrës i produktit, i softuerit dhe i sistemeve kompjuterike”, shkroi Musk në Twitter.

X/Tëitter është platformë “gjithëpërfshirëse” që Musk e ka paralajmëruar prej kur mori nën drejtim Twitterin. Në të është raportuar do të përfshijë postime të përdoruesve, lajme informative, aplikacione për shitblerje e shumë të tjera.

Këtë veprim Musk e ka cilësuar si revolucion në ndërmarrjet online, derisa ka paralajmëruar se do të ketë miliona përdorues në pak ditë.

Artikuj të ngjashëm