Rrjeti social X, i njohur dikur si Twitter, ka paralajmërime ndryshime në opsionin se kush mund të replikojë në postimet.
Ky rrjet ka bërë të ditur se opsion i ri do të jetë mundësia që postimet e bëra të replikohen vetëm nga llogari të verifikuara.
Për këtë ka shkruar edhe shefi i kompanisë, Elon Musk, që ka shkruar se “kjo do të ndihmojë shumë botët online”.

Musk pati paralajmëruar se do t’i luftojë llogarite e rreme në X, duke ua bllokuar qasjen dhe siç ka thënë ai, nëse nuk verifikohen të mbyllen. Mirëpo, ai pati paralajmëruar edhe një lloj lirie të shtuar për llogaritë që dikur patën thyer rregullat e përdorimit si ajo e ish-presidentit Donald Trump dhe e reperit Kanye West.