Elon Musk ka paralajmëruar për mundësinë që rrjeti social X, i quajtur dikur Twitter, mund të bëhet me pagës për përdoruesit.
Siç ka raportuar BBC-ja të martën, në një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, miliarderi ka thënë se platforma me pagesë është rruga e vetme për t'i luftuar botët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po shkojmë drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit”, është shprehur ai, pa dhënë detaje më të hollësishme mbi këtë mundësi.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi e ka përmendur mundësinë e qasjes me pagesë në Twitter, si opsion për luftimin e llogarive të rreme dhe propaganduese.
Qëkur e ka marrë X-in në pronësi, Musk është përpjekur t’i shtyjë përdoruesit të paguajnë për një shërbim të përmirësuar që tash quhet X Premium.