Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, ka filluar të tarifojë përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine 1 dollarë në vit për të hyrë në veçoritë kryesore, si pjesë e një testi të ri, shkruan BBC.
Pas pagesës, përdoruesit mund të cicërojnë, të bëjnë ‘retweet’, pëlqim të postimeve dhe t'i përgjigjen postimeve.
Ata që nuk paguajnë do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video dhe të ndjekin llogaritë.
Platforma që udhëhiqet nga Elon Musk ka thënë se qëllimi është “reduktimi i ‘spamit’, manipulimit në platformë dhe aktivitetit të ‘boteve’ ".
Llogarive të reja do t’u kërkohet verifikimi i numrit të telefonit, megjithëse Musku ka thënë se do të jetë ende falas krijimi i llogarive “vetëm për lexim”.
Edhe
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
Muajin e kaluar, shefi i X, Teslas dhe SpaceX deklaroi që të gjithë përdoruesit e X mund të duhet të paguajnë për të pasur qasje.
Që kur Musk bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, ka përjetuar rënie të vazhdueshme të të ardhurave.