Tech

X-it i bie vlera

X-i, dikur i njohur si Twitter, nuk e ka më vlerën siç e kishte para se të blihej nga Elon Musk, ka shkruar The Irish Times. Njësitë e kufizuara të aksioneve dhe të dhënat e punonjësve kanë bërë që vlera e tij të jetë 19 miliardë dollarë apo 40 dollarë për secilin aksion.

Një vit më parë, Musk e kishte blerë Twitterin për 44 miliardë dollarë.

Qëkur e kishte marrë në dorë Musk, shumica e stafit të X-it u pushuan nga puna ose dhanë dorëheqje. Musk e riemërtoi kompaninë, ndryshoi disa prej rregullave të saj të përmbajtjes dhe humbi më shumë se gjysmën e të ardhurave të saj nga reklamat.

Kompania ka pasur vështirësi financiare nën pronësinë e Muskut. Në kohën e blerjes, Twitteri vlerësohej në 44 miliardë dollarë, ndërsa Musk e ngarkoi që në fillim me 13 miliardë dollarë borxh.

Plani i Musk për X-in është që të zhvendoset nga reklamimi drejt abonimeve me pagesë.

Deri më tani kompania ka bindur më pak se 1 për qind të përdoruesve që të regjistrohen për shërbimin e saj premium mujor