Platforma e rrjeteve sociale “X”, dikur Twitter, pësoi ndërprerje globale për pak më shumë se një orë të enjten, shkruan BBC.
Sipas Downdetector.com, i cili gjurmon defektet e rrjeteve sociale, më shumë se 47 mijë përdorues amerikanë u përballën me probleme të qasjes në “X” dhe “X Pro”.
Disa përdorues në Britaninë e Madhe dhe Azi gjithashtu nuk shikonin postimet në faqe me një mesazh që thoshte “Mirë se erdhe në X!”.
X, e cila është në pronësi të Elon Muskut, nuk ka komentuar ende. Musk bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Hashtagu #TwitterDown ishte në trend brenda disa minutave pas shfaqjes së raporteve për ndërprerjet.
Por ndërprerja ishte e shkurtër. Përdoruesit hynë në platformë pas një ore.
Edhe
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
Që kur Musku bleu platformën, ka pasur humbje të të ardhurave nga reklamat.
Ai është akuzuar gjithashtu se ka lejuar postime antisemtike pranë reklamave.