Platforma X, e njohur më parë si Twitter, u ka dhënë përfitime grupeve terroriste dhe të tjerave të ndaluara të operojnë në SHBA, kanë thënë mbikëqyrës të teknologjisë.
Projekti i Transparencës në Teknologji (TTP) ka gjetur se X u ka dhënë abonime falas llogarive të lidhura me pjesëtarë të Hezbollahut, në mes të tjerëve.
Për 8 dollarë në muaj, një shenjë blu verifikimi në platformë lejon postime më të gjata dhe promovim më të mirë të përdoruesve.
X fshiu disa nga abonimet pas raportit, raportoi BBC.
Vendimi i Elon Muskut për abonime ishte një nga ndryshimet më kontroverse që ai ka bërë pasi e bleu Twitterin në vitin 2022, me kritikët që kanë thënë se kjo do ta bënte gjendjen me dezinformatat më keq.
Shenja blu më parë ishte falas dhe nënkuptonte se platforma kishte verifikuar identitetin prapa llogarisë. Shumë prej të tillëve ishin gazetarë, liderë botërorë dhe të famshëm.