Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja paralajmëron gjoba për platformën X për shkak të mashtrimit me llogaritë e verifikuara

x

Platforma X e Elon Muskut është paralajmëruar nga Bashkimi Evropian se mund të përballet me gjoba të larta pasi rregullatorët kanë thënë se sistemi i saj i llogarive të verifikuara është mashtrues dhe shkel rregullat e rrjeteve sociale. 

Gjobat mund të shkojnë deri në 6 për qind të fitimeve vjetore të një kompanie në mbarë botën dhe ta detyrojë atë të bëjë ndryshime për të adresuar shkeljet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjetjet preliminare të një hetimi, Komisioni Evropian ka thënë se platforma nuk është në përputhje me Aktin për shërbimet digjitale. 

Komisioni ka thënë se X ka shkelur Aktin në tri pika: mashtrimi i përdoruesve me abonimin premium përmes së cilit u verifikohet llogaria, dështimi për t’u dhënë qasje studiuesve në të dhëna publike si postimet, si dhe hapësira e reklamave që pengon identifikimin e atyre mashtruese. 

Komisioni ndërkohë është duke hetuar ende nëse X ka shkelur rregullat duke dështuar të ndalojë përmbajtje ilegale apo dezinformuese në platformë. 

X prezantoi llogaritë e verifikuara si pjesë të shërbimit premium me çmim 8 euro në muaj në BE.