Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musku me një vendim të papritur në politikat e Twitterit

Elon Musk ka thënë se Twitteri do t’i lejojë vetëm përdoruesit me një shenjë blu të votojnë për ndryshimet në politikat e kompanisë pasi ndjekësit e tij votuan që ai të largohej nga drejtimi i kompanisë, shkruan BBC.

Musku nisi një sondazh në Twitter duke pyetur ndjekësit e tij nëse duhet të largohej nga posti i shefit ekzekutiv. 57.5 për qind votuan “po”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ai ka thënë se Twitteri do të ndryshojë rregullat në mënyrë që vetëm njerëzit që paguajnë për një abonim do të mund të votojnë politikën e kompanisë.

Një përdorues pohoi se të ashtuquajturit “bots” duket se kanë votuar shumë në sondazhin për rolin e Muskut në kompani. Musku ka thënë se e konsideronte pretendimin "interesant".

Miliarderi kishte thënë kur shpalli sondazhin se do t'i përmbahej çfarëdo rezultati. Nëse jep dorëheqjen si shef ekzekutiv, ai do të mbetet pronar i Twitterit.