Barcelona nuk ka hequr dorë për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Mundo Deportivo raporton se gjiganti katalunas do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për brazilianin, të cilin e kërkoi me shumë ngulm në afatin kalimtar të verës, por Liverpooli refuzoi të gjitha ofertat, transmeton Koha.net.
Barcelona është ende në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, që u bashkua në verë me PSG-në, përkundër transferimit të Dembeles i cili ka pësuar një lëndim të rëndë në fillim të sezonit.
Barça do të tentojë ta transferojë brazilianin në afatin kalimtar të janarit.