Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho dëshiron të transferohet në janar te Barcelona

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho dëshiron që sa më shpejtë të transferohet në Camp Nou.

Mundo Deportivo raporton se braziliani dëshiron të transferohet te Barcelona na afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Pas largimit të Neymarit, Barcelona ka dështuar të jetë po aq e frikshme në sulm në mungesë të brazilianit, përkundër transferimit të Ousmane Dembeles, që është lënduar herët gjatë këtij sezoni.

Coutinho ende është i preferuari i klubit katalunas, megjithëse Liverpooli ka refuzuar të shesë brazilianin deri më tani.

Artikuj të ngjashëm