Edhe pse Liverpooli ka refuzuar disa oferta të Barcelonës – përfshirë edhe këtë të fundit prej 125 milionë eurove – Philippe Coutinho ende shpreson se mund të kalojë te ekipi spanjoll.
beIN Sports ka raportuar se mesfushori brazilian ka kërkuar nga Liverpooli që të mos përfshihet në ekipin për Ligën e Kampionëve , për shkak se nuk dëshiron të mungojë në këtë garë europiane nëse kalon te Barcelona.
Sky Sports gjithashtu ka raportuar se Coutinho po shpreson që Barcelona të mos i jap fund interesimit për të me konfirmimin e transferimit të Ousmane Dembeles nga Borussia Dortmundi.