Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Ousmane Dembele, raporton “El Nacional” të hënën. Bëhet e ditur se Dembele po preferon transferimin në Angli pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën.
Te Liverpooli po e shohin Dembelen si përforcim të duhur dhe tashmë kanë bërë gati ofertën për shërbimet e tij. Thuhet se ekipi anglez është gati të ofrojë 50 milionë euro për ta bindur Barcelonën në lirimin e francezit.
25-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin tjetër, ndërsa këtë edicion ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 7 herë në të gjitha garat. Ai po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm