Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë të majme për Dembelen

Skuadra e Juventusit po synon transferimin e sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele, në fund të këtij sezoni. Kështu, ka njoftuar të hënën sajti italian “Calciomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Juventusi po bën gati mbi 50 milionë euro për francezin, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Te Barça janë të gatshëm ta shesin francezin, i cili nuk ka pranuar të firmosë kontratë të re, pasi aktualja i skadon në verën e vitit 2023.

25-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, duke shënuar katër gola dhe asistuar shtatë herë në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm