Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho mbetet te Barcelona

Philippe Coutinho do të mbetet te Barcelona. Klubi spanjoll nuk arriti ta shes mesfushorin brazilian që nuk po bind me paraqitjet e tij këtë edicion.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona duhet t’i paguajë edhe 18 milionë euro Liverpoolit, nëse Coutinho do t’i luajë edhe 10 ndeshje këtë sezon me fanellën e ekipit spanjoll.

Coutinho iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 për 142 milionë euro por nuk arriti ta gjejë vetën te klubi spanjoll.

Skuadra spanjolle kishte tentuar ta shes gjatë verës mesfushorin por shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi lojtari mbeti në “Camp Nou”.

28-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje në të gjitha garat me katalunasit duke shënuar tre gola dhe dy asistime.