Raportohet se gjiganti spanjoll, Barcelona nuk është dorëzuar në transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Katalunasit kanë bërë gati edhe ofertën e katërt që është rreth 150 milionë euro, transmeton Koha.net.
Megjithatë, sipas gazetarës së Goal.com, Melissa Reddy, e afërt me klubin e Liverpoolit, edhe kjo ofertë pritet të refuzohet nga Liverpooli, që dëshiron ta ketë me çdo kusht në radhët e veta brazilianin në sezonin e ri.
Deri më tani Liverpooli ka refuzuar tri oferta për Coutinhon, i cili ka bërë kërkesë për largim nga Anfield Road.