Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon 145 milionë euro për Coutinhon

Klubi anglez e ka vendosur çmimin e shitjes për yllin e skuadrës, Philippe Coutinho.

Liverpool ua ka bërë me dije të gjitha klubeve që janë të interesuara për Philippe Coutinhon se do të duhet të paguajnë 145 milionë euro nëse duan që ta transferojnë.

Interesim të madh për brazilianin ka shprehur Barcelona, e cila gjatë verës është refuzuar tri herë nga Liverpooli, transmeton KP.

Sipas Mundo Deportivo, Liverpool tani ka ndryshuar mendje dhe është i gatshëm për ta lejuar largimin e brazilianit nga skuadra.

Madje sipas kësaj gazete, Barcelona do të tentojë që ta transferojë Coutinhon qysh në janar, pasi për ta nuk është problem pagesa e shumës prej 145 milionë euro për lojtarin.