Sport

Liverpooli mund ta rikthejë Coutinhon

Foto: Reuters

Liverpooli nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të Philippe Coutinhos në “Anfield”.

Braziliani ka pasur vështirësi te Barcelona që nga transferimi i tij në janar të vitit 2018.

Bëhet e ditur Liverpooli mund ta transferojë Coutinhon me çmim shumë të ulët.

Coutinho i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro. Sipas mediave në Spanjë, Barcelona ia ka borxh Liverpoolit edhe 42 milionë euro për Coutinhon.

Ai është përballur edhe me lëndime. Pritshmëritë e klubit nga Katalonja nuk ka arritur ti përmbushë.