Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e gatshme të transferojë Coutinhon

Barcelona është duke bërë gati një lëvizje të re për Philippe Coutinhon e Liverpoolit, ka konfirmuar drejtori i klubit.

Ekipi katalonas dështoi të transferonte brazilianin gjatë verës pasi Liverpooli nuk lejonte largimin e tij, pavarësisht dëshirës së futbollistit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani klubi ka shprehur gatishmërinë për ta transferuar futbollistin gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Jemi të gatshëm për ta blerë Coutinhon në afatin dimëror, ose cilindo lojtarë që kërkon stafi teknik. Por e rëndësishmja është që të dihet se kur ka blerje do të ketë edhe largime”, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit Oscar Grau.

Coutinho ka pasur vetëm tri paraqitje sivjet për Liverpoolin dhe ka shënuar dy gola.