Altin Morina edhe sezonin e ardhshëm, do të jetë pjesë e skuadrës së Rahovecit që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll. Morina ka firmosur kontratë njëvjeçare me Rahovecin, dhe klubi të premten ka zyrtarizuar transferimin e tij.
Morina në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte pjesë e Rahovecit, ku në 16 paraqitje regjistroi 8.8 pikë, 5.6 kërcime dhe 5.1 asistime për ndeshje.
Morina gjatë karrierës së tij, ka luajtur edhe te Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina e Bashkimi.