Endrit Morina është prezantuar të mërkurën te kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit. Ai së fundi ishte pjesë e Feronikelit 74, që ra nga Superliga.
Morina, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit, me Dritën ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.
“Endriti sot në ambientet e klubit është pritur nga drejtori sportiv Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët. Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollist është zhvilluar në futbollin zviceran por që sezonin e fundit luajti në Superligën e Kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi”, shkruan në njoftimin e Dritës.
Morina 23-vjeçar ka luajtur në Zvicër për Neuchatel Xamaxin.