Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Baeten, lojtari më i ri i kampiones së Kosovës

William Baeten

William Baeten është përforcimi i radhës te kampionia e Kosovës, Drita. 

Baeten që luan si mesfushor me tipare ofensive së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës. 

Pasi i skadoi kontrata me Flamurtarin, Baeten iu bashkua Dritës si lojtar i lirë. 

29-vjeçari ka përvojë edhe në futbollin rumun ku ka luajtur për disa skuadra si FCSB e Universitatea Craiova. Karrierë ka bërë edhe në Belgjikë te Patro Eisden Maasmechelen dhe Dessel Sport. 

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti William Baeten është përforcimi ynë i radhës, i cili i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në Bansko. Mirë se vjen, William!”, ka shkruar klubi gjilanas në faqen zyrtare. 

Edhe Bytyçi transferohet te Drita Sport Bytyçi transferohet te Drita

Drita të hënën njoftoi edhe për transferimin e mbrojtësit Altin Bytyçi. 

Te skuadra gjilanase janë transferuar edhe Igball Jashari dhe Agan Mjaki.