Basketbollisti Altin Morina është kthyer te Bashkimi.
Klubi nga Prizreni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Morinën për sezonin 2022/2023.
Morina ishte pjesë e Bashkimit në vitin 2018, kur skuadra prizrenase fitoi titullin e kampionit, e që është i vetmi në histori të klubit.
“Altini i cili është njëri ndër basketbollistët më të mirë vendorë dhe i cili luajti një rrol kyç në shpalljen e Bashkimit kampion, është rikthyer aty ku e ka vendin, tek krenaria e qytetit të Prizrenit, KB Bashkimi”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.
Në sezonet e fundit, ai ka luajtur Rahovecin dhe Ponte Prizrenin. Morina është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës.