Altin Morina mbetet pjesë e klubit të basketbollit Bashkimi. Ai ka vazhduar kontratën edhe për një stinor.
“Altin Morina do jetë njeri ndër shtyllat kryesore të skuadrës tonë këtë edicion 2023/2024”, shkruan në njoftimin e klubit nga Prizreni.
Morina 31-vjeçar luan fundor, ndërsa edicionin e kaluar e mbylli me mesatare prej dhjetë pikësh e katër kërcime për ndeshje.