Hentrik Mkhitaryan do t’i bashkohet Interit këtë verë, raporton të enjten “calciomercato”.
Sajti italian raporton se Interi ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me armenin, i cili do të bëjë kalimin nga Roma pas përfundimit të testeve mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo33-vjeçari do të transferohet tek Interi si lojtar i lirë.
Mkhitaryan te Roma u transferua në shtator të vitit 2020 nga Arsenali. Me Romën fitoi të mërkurën Ligën e Konferencës. Ai e mbylli sezonin me pesë gola dhe nëntë asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.