Mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të mërkurën se armeni ka arritur marrëveshjen me klubin italian, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti.
Me rinovimin e kontratës që i skadon verën tjetër, 34-vjeçari do të mbetet tek Interi deri në vitin 2026. Krerët e Interit janë të kënaqur me paraqitjet e Mkhitaryanit këtë edicion, i cili vlerësohet lart nga trajneri Simone Inzaghi.
Në 13 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime. Mkhitaryan është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga skuadra e Romës.
Artikuj të ngjashëm