Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mkhitaryan rinovon kontratën me Interin

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se futbollisti i Armenisë do të luajë për Interin të paktën edhe edicionin tjetër.

Palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës që i skadon verën tjetër dhe që do të bëhet zyrtare brenda këtij viti. Me rinovimin e kontratës, Mkhitaryan do të mbetet tek Interi deri në vitin 2025 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Këtë edicion, Mkhitaryan ka 2 gola e 4 asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat për Interin. Ai është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga skuadra e Romës.

Artikuj të ngjashëm