Mesfushori Henrikh Mkhitaryan mund të konsiderohet lojtar i Interit. Gazetari italian Fabrizio Romano ka shkruar të dielën se Mkhitaryan do të prezantohet tek Interi gjatë javës së ardhshme. Ai ka bërë të ditur se mesfushori armen fillimisht do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, përpara se ta firmosë kontratën me Interin.
33-vjeçari tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Romën.
Ai me Interin do të firmosë kontratë dyvjeçare. Ai ishte pjesë e Romës prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Arsenali dhe me fanellën e ekipit italian ka shënuar 29 gola në 117 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm