Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, pritet që së shpejti ta kompletojë transferimin te skuadra e Interit, ka shkruar të shtunën “Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi i Romës ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me skuadrën që drejtohet nga Jose Mourinho, ndërsa testet mjekësore me “nerazzurrët” do t’i kryejë javën tjetër, pasi ka pasur bisedime pozitive me trajnerin Simone Inzaghi.
Mkhitaryani pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Interin, të vlefshme me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh në vit.