Henrikh Mkhitaryan pritet të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni.
Mesfushori nuk ka arritur marrëveshje me ekipin italian për vazhdimin e kontratës dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.
Së fundmi, në garë për 33-vjeçarin është futur edhe Interi. “Calciomercato” ka bërë të ditur të premten se klubi italian po e sheh lojtarin si përforcim ideal për sezonin e ri.
Kampioni në fuqi i Italisë do të nisë bisedimet me menaxherin për ta bindur lojtarin të transferohet në “Giuseppe Meazza”.
Për shërbimet e armenit interesim kanë shprehur edhe Aston Villa dhe Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm