Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Minneni eliminon Muguruzan

Dy herë kampionia e “Grand-Slameve”, Garbine Muguruza, ka humbur në raundin e dytë të turneut të “Wimbledonit” nga tenistja nga Belgjika, Greet Minnen.

Të mërkurën, Minnen fitoi ndaj Muguruzas me rezultatin 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampionia e vitit 2017 në turneun e “Wimbledonit”, që ishte bartëse e nëntë e turneut, bëri 33 gabime.

Po ashtu në raundin e dytë të garës, bartësja e tetë e turneut, Jessica Pegula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitoi ndaj kroates Donna Vekiq, 6:3 dhe 7:6.

Ndërkohë, bartësja e 12-të, Jelena Ostapenko, fitoi përballë Yanina Wickmayer të Belgjikës, 6:2 dhe 6:2.

Garuesja nga Letonia ishte fituese e turneut “French Open” në vitin 2017, dhe zuri vendin e dytë në “Wimbledon” në vitin 2018.