Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jabeur në gjysmëfinale të “Wimbledonit”

Kampionia në fuqi, Elena Rybakina, ka humbur në çerekfinale të turneut Grand Slam të tenisit “Wimbledon”. Ons Jabeur iu revanshua për disfatën që ia kishte shkaktuar Rybakina në finale të vitit të kaluar.

12 muaj më vonë, bartësja e gjashtë e turneut, Jabeur, fitoi të mërkurën me rikthim të rezultatit.

Jabeur fitoi 2:1 në sete, 6:7, 6:4 dhe 6:1.

Tuniziania pasi triumfoi në setin e dytë nuk pati të ndalur më dhe triumfoi në fund me lehtësi.

Jabeur do të luajë në gjysmëfinale kundër Aryna Sabalenkas, të enjten.

Edhe Sinneri mbron titullin në “Wimbledon” Sporte të tjera 1 j. më parë Sinneri mbron titullin në “Wimbledon”

Sabalenka fitoi ndaj amerikanes Madison Keys.

Bartësja e dytë e turneut, bjellorusja Sabalenka, fitoi 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4.