Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jabeur kundër Vondrousovas në finale të “Wimbledonit”

Ons Jabeur dhuroi paraqitje mbresëlënëse dhe me rikthim të rezultatit, fitoi përballë Aryna Sabalenkas.

Në finale të turneut Grand Slam “Wimbledon”, Jabeur do të luajë kundër tenistes nga Republika e Çekisë, Marketa Vondrousova.

Jabeur fitoi me rezultatin 2:1 në sete ndaj Sabalenkas, 6:7, 6:4 dhe 6:3.

Shkon në finale të “Wimbledonit” për herën e dytë rresht.

Do të ketë fitues të ri të turneut në bar, pasi në finalen tjetër Vondrousova e eliminoi ukrainasen Elina Svitolina me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:3.

Çekja bëhet tenistja e parë që kalon në finale të “Wimbledonit” e që nuk është bartëse e garës.

Edhe Sinneri mbron titullin në “Wimbledon” Sporte të tjera 1 j. më parë Sinneri mbron titullin në “Wimbledon”

Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 1963, kur në finale kishte shkuar Billie Jean King.

Jabeur është bartësja e gjashtë e “Wimbledonit”.

Në finale të edicionit të kaluar ishte mposhtur nga Elena Rybakina.