Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vondrousova shkruan histori në “Wimbledon”, shokon Jabeurin

Marketa Vondrousova u bë tenistja e parë që nuk ishte bartëse e Grand Slamit “Wimbledon”, e që e fiton turneun në fund.

Epitetin e më të mirës në turneun e tenisit në bar, Vondrousova e fitoi të shtunën, pasi në finale e mposhti Ons Jabeurin.

24-vjeçarja Vondrousova, është e renditur në vendin e 42-të në ranglistën botërore, për shkak se mungoi në gjashtë muajt e sezonit të kaluar pas lëndimit të nyjës së dorës.

Por tenistja çeke shkëlqeu përballë Jabeurit dhe fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:4.

Jabeur, 28-vjeçare, mbetet ende pa titull Grand Slam.

Ajo i ka humbur të tria finalet e turneve madhor ku mori pjesë.

Edhe Noskova shkruan historinë në Wimbledon Sporte të tjera 2 o. më parë Noskova shkruan historinë në Wimbledon

Pasi u përshëndet me Jabeurin pas ndeshjes, u ul në gjunjë dhe ishte thuajse me lot gëzimi në sy.

Ndryshe nga çekja, Jabeur ishte e “thyer”. U ul në karrigen e saj, ndërsa mbante kokën ulur.

“Kjo është shumë, shumë e vështirë. Humbja më e dhimbshme në gjithë karrierën time”, ka thënë tuniziania Jabeur, që në vitin e kaluar humbi në finale të “Wimbledonit” dhe “US Openit”.