Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams tejkalon telashet, por pëson nga Svitolina

Fituesja e pesë titujve në Wimbledon, tenistja amerikane, Venus Williams, ka humbur në raundin e parë në paraqitjen e 24-t në Grand Slamin e famshëm.

Williams mbeti në fushë në fillim të duelit ndaj Elina Svitolinas. Gjuri i saj i djathtë u trajtua dy herë gjatë ndeshjes.

43-vjeçarja megjithatë vazhdoi të luante, por nuk ia doli të kapërcejë gjysmëfinalisten e vitit 2019, Svitolinan.

Svitolina të hënën fitoi me 2:0 në sete (6:4, 6:3).

Williams është pjesëmarrësja më e vjetër këtë vit dhe e katërta më e vjetër në histori në Wimbledon. Svitolina i kishte vetëm dy vjet kur Williamsi debutoi në Wimbledon në vitin 1997.

Svitolina është ukrainase.