Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rybakina kundër Sabalenkas në finalen e “Australian Open”

Kampionia e “Wimbledonit”, Elena Rybakina, do ta ketë shansin që ta fitojë një tjetër turne Grand-Slam të tenisit. Ajo ka kaluar në finale të “Australian Open”.

Rybakina do të takohet me bjellorusen dhe bartësen e pestë të turneut, Aryna Sabalenka.

Rybakina 23-vjeçare përfaqëson Kazakistanin. Ajo fitoi 7:6 dhe 6:3 kundër Victoria Azarenkas.

Sabalenka e mposhti polaken Magda Linette, për të kaluar në finalen e parë të një gare madhore. 24-vjeçarja fitoi 7:6 dhe 6:2 kundër tenistes që nuk ishte bartëse e turneut.