Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabalenka fiton trofeun në “Australian Open”

Bjellorusja dhe bartësja e pestë e turneut Grand-Slam “Australian Open”, Aryna Sabalenka, e ka fituar trofeun e parë madhor.

Sabalenka pas një gare të fortë me Elena Rybakinan, triumfoi në finalen e ngjarjes së parë të madhe të sezonit në tenis.

24-vjeçarja Sabalenka fitoi 2:1 në sete, me rikthim të rezultatit. Setin e parë e humbi 4:6, ndërsa dy të fundit i fitoi 6:3 dhe 6:4.

Sabalenka garon me flamur neutral për shkak se Bjellorusia përkrah Rusinë në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, Rybakina e cila përfaqëson Uzbekistanin, nuk arriti që ta fitojë turneun e dytë Grand-Slam.

Rybakina ishte fituese e “Wimbledonit”.

Artikuj të ngjashëm