Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabalenka triumfon në “Australian Open”

Aryna Sabalenka e ka mbrojtur titullin e kampiones në turneun Grand Slam “Australian Open”.

Bjellorusja të shtunën mposhti tenisten kineze, Zheng Qinwen, me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:2.

Për Sabalenkan është triumfi i dytë një turne Grand Slam. E përsëriti suksesin e Victoria Azarenkas në vitin 2013, kur kishte triumfuar dy herë rresht.

25-vjeçarja Sabalenka ishte favorite për të fituar, pas eliminimit të Iga Swiatekut në raundin e tretë.

Zheng, 21-vjeçare, e zhvilloi finalen e parë në një garë madhore.