James Milner do të largohet nga skuadra e Liverpoolit pas tetë vjetësh në “Anfield Road”. Liverpooli të mërkurën në faqen e tij zyrtare, ka njoftuar se Milner ka vendosur që në fund të këtij muaji të largohet si lojtar i lirë kur edhe i skadon kontrata.
Liverpooli ka falënderuar Milnerin për kontributin e tij dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë, të cilën do ta vazhdojë te skuadra e Brightonit.
37-vjeçari do të jetë pjesë e Brightonit për edicionin e ardhshëm, pasi tashmë ka marrëveshje me këtë skuadër.
Milner edicionin e fundit, ka regjistruar 42 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Aston Villa, Newcastle Unitedi e Leedsi.