Sport

Katër lojtarë largohen nga Liverpooli në verë

James Milner, Roberto Firmino, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain, do të largohen nga Liverpooli në fund të edicionit.

Të katër lojtarët do të jenë pa kontrata në fund të sezonit dhe do të jenë të lirë të lëvizin në klube të tjera në verë.

Milneri pritet t’i bashkohet Brightonit, por e ardhmja e tre lojtarëve tjerë të përmendur ende nuk dihet.

Kjo katërshe e ka fituar Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, qëkur u transferuan në “Anfield”.