Sport

Milner do t’i bashkohet Brightonit

Mesfushori James Milner do të largohet nga Liverpooli këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Anglisë. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Milner do t’i bashkohet skuadrës së Brightonit. Mësohet se Milner ka arritur marrëveshje me Brightonin, e cila do të zyrtarizohet në fund të këtij muaji.

Ai te Brightoni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të sezonit aktual.

37-vjeçari me Brightonin do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Milner luan te Liverpooli prej vitit 2015 dhe këtë edicion ka 2 asistime në të gjitha garat.